Protesta e shqiptarëve, kryelajm në mediat botërore

Shqipëria

Protesta e shqiptarëve, kryelajm në mediat botërore

Më: 27 janar 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Protesta e sotme opozitare para Kryeministrisë është pasqyruar edhe në disa prej mediave të rëndësishme ndërkombëtare, si “AP”, “Daily Mail”, “Abc News”, “The New York Times”, të cilat vëmendje të veçantë i kushtuan numrit të protestuesve.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare dolën në rrugë për një protestë anti-qeveritare të shtunën, duke e akuzuar kabinetin për lidhje me krimin e organizuar, e duke kërkuar dorëheqjen”. 

“Duke mbajtur në duar flamujt e SHBA-ve dhe BE-së, mbështetësit e bërtitën në kor slogane antiqeveritare të tilla si ‘Rama ik’, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama”, vijon artikulli.

Gazetarët lokalë vlerësuan se në turmë ishin rreth 10 000, ndërkohë liderët e opozitës thanë se ndodheshin 200 000 deri në 300 000 persona”. 

Kreu i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje për “një qeveri anti-mafia që do të luftojë krimin e organizuar, do të çojë përpara reformën në drejtësi në të njëjtën linjë me Kushtetutën dhe do të përgatisin kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat