Gjekmarkaj analizon protestën: Retorika ishte e vjetër, si nga Kryemadhi ashtu dhe nga Basha

Shqipëria

Gjekmarkaj analizon protestën: Retorika ishte e vjetër, si nga Kryemadhi ashtu dhe nga Basha

Më: 27 janar 2018 Në ora: 21:56
Ilustrim

Analisti Agron Gjekmarkaj ka vendosur në ‘skaner’ tubimin e opozitës dhe fjalimet e mbajtura aty nga drejtuesit politikë.

Duke u ndalur te mesazhet e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, ai tha se nuk u pa asgjë e re.

“Ajo që prisja ishin fjalimet pak ndryshe nga zoti Basha, fjalim që u përqendrua vetëm te akuzat ndaj qeverisë. Nuk pashë një vizion të ngritjes së opozitës.

Mendoj që retorika ishte e vjetër, qoftë e zonjës Kryemadhi qoftë e zotit Basha.

Në një moment ai pati një fjali si vrasje ndërgjegjeje për ato që kanë ndodhur”, deklaroi Gjekmarkaj në studion e Vizion Plus.

Ndëkorhë ai tha më tej se pavarësisht pjesëmarrjes, kjo nuk ishte nga ato protesta që të trondiste qeverinë.

“Nuk ishte nga ato protesta për ta rrëzuar qeverinë, për ta tronditur atë.

Lulzim Basha i qëndroi thirrjes për protestë demokratike”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat