Zbulohet "morgu" i narkomanëve në Tiranë

Shqipëria

Zbulohet "morgu" i narkomanëve në Tiranë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 23:16
Pamje nga vendi

Bardhyl Shkreta është viktima e fundit nga përdorimi i drogës në Tiranë.

40-vjeçari u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm në një godinë të braktisur në Kombinat.

Shkreta, i njohur edhe me pseudonimin Loku, ishte përdorues narkotikësh prej 20 vitesh. Ai banonte me familjen në Vaqarr, ndërsa dozën e përditshme të heroinës e injektonte në godinën e kthyer në morg për narkomanët. 

Edhe përpara 1 muaji në të njëjtën ndërtesë u gjet edhe 32-vjeçari Arbër Tërpollari në të njëjtat kushte. 

Godina, e cila ndodhet shumë pranë qendrës shëndetësore në Kombinat përpara rajonit të policisë numër 6 dhe shkollës 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, është kthyer në një vend potencial për të gjithë konsumatorët e drogës në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat