Ndërron jetë ish-zyrtarja e lartë e LSI-së

Shqipëria

Ndërron jetë ish-zyrtarja e lartë e LSI-së

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 09:59
Luzhiana Abazi

Ndahet nga jeta ne moshen 47-vjecare ish drejtoresha e njohur e LSI-së Luzhiana Abazi, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu ajo ka qenë edhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës, teksa ishte mjeke e njohur në kryeqytet.

Postimet e miqve te saj ne rrjetet sociale jane te shumta, qe shprehin dhimbjen per ndarjen e parakohshme nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar aktivistja e LSI-së, Elona Guri si dhe deputetja Nora Malaj.

“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne!

Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Elona Guri.

Lajmin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat