“Dashuri dhe sherr”, historia e të riut nga Delvina që u arratis nga tualeti i gjykatës

Shqipëria

“Dashuri dhe sherr”, historia e të riut nga Delvina që u arratis nga tualeti i gjykatës

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:14
Saimir Ahmet

24 vjeçarin Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i gjykatës pak momente para se të njiheshe me vendimin u vu në prangat e policisë pas një kërkimi prej dy orësh.

Blutë e Gjirokastrës e zbuluan teksa ishte fshehur në një pusetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Gjykatën e Apelit Gjirokastrës kur Saimir Ahmeti i akuzuar për "përndjekje" është larguar me shpejtësi në momentin kur njëri prej efektivëve të policisë që e shoqëronte për në sallën e gjyqit ka tentuar ta prangosë.

24 vjeçari kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale, me pretekstin për të shkuar në tualet, por ai është arratisur nga dritarja.

24 vjeçari nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të 'përndjekjes'.

Saimir Ahmeti ishte arrestuar për llogari të komisariatit të Sarandës dhe  kishte apeluar masën e sigurisë.

Ai akuzohej për përndjekje dhe kërcënimin e bashkëjetueses së tij, Bleona Habibi, 18 vjeç.

Familja e vajzës nuk ka qënë dakord me lidhjen, ndonëse kjo e fundit prej 8 muajsh jetonte në shtëpinë e Saimirit.

Familjarët e djalit thonë se nuk dinë që i biri ta ketë dhunuar e kërcënuar ndonjëherë dhe se pretendimet e ngritura nga familja e vajzës janë të padrejta.

Por, ndërsa gjykata priste të ballafaqonte palët, i riu ka zgjedhur të arratiset.

“BalkanËeb” mëson se edhe më herët familjarët e të rinjve kanë replikuar jashtë sallës së gjyqit. Madje Zhaneta, nëna e vajzës i ka kërkuar Pranverës, nënës së djalit, se do të tërhiqeshin nga akuzat për djalin vetëm nëse ai do ta linte vajzën e tyre të qetë.

Për Thoma dhe Pranvera Ahmeti, babai dhe nëna e 24- vjeçarit, Saimir Ahmeti, Bleona e do djalin e tyre. Dy të rinjtë janë martuar me dashuri madje familja Ahmeti ka bërë edhe dasmë për djalin e tyre të vetëm.

VENDIMI I GJYKATËS SË SARANDËS PËR TË RIUN

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Saimir Thoma Ahmeti, i kryer në datë 24.01.2018, ora 19:00, mbi bazën e urdhër ndalimit datë 24.01.2018, të Prokurorit Ilir Hoxha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “përndjekja” e ish-bashkëjetuesit apo personit që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 121/a të Kodit Penal.

Të caktojë ndaj personit nën hetim Saimir Thoma Ahmeti, masën e sigurimit personal (shtrënguese) “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Urdhërohet policia gjyqësore të zbatojë këtë vendim.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, brenda 5 (pesë) ditëve, nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.

U shpall në Sarandë, më datë 26.01.2018, ora 14:24.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat