Sherr live mes krushqve, babai: Ti je shkaktarja. Nëna e vajzës: Gati më ndau nga burri

Shqipëria

Sherr live mes krushqve, babai: Ti je shkaktarja. Nëna e vajzës: Gati më ndau nga burri

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:55
Familja e vajzës dhe e djalit janë vendosur përballë sot në emisionin “Me zemër të hapur”

Një lidhje dashurie mes dy të rinjsh që nuk gjen ende dot rrugën e lumturisë.

Ai 24 vjeç dhe ajo pa i mbushur ende 17. Kjo është historia e Bleona Habibit dhe Saimir Ahmetit, 24-vjeçarit nga Delvina që pak ditë më parë u arratis nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër për dy orë, pasi nuk pranonte vendimin me burg me akuzën për përndjekje. Familja e vajzës dhe e djalit janë vendosur përballë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 dhe akuzojnë njëra-tjetrën për prishjen e një lidhje 8 mujore që përfundoi me fustan të bardhë por pa celebrim zyrtar për shkak të moshës minorene të vajzës.

Ai u lidh me fqinjën e tij, atë kohë 15 vjeç e gjysmë dhe sipas babait të Saimirit, Thomait, ishte pikërisht nëna e vajzës ajo që i hapi derën dhe e futi në shtëpi pa dijeninë e tyre. Por, për shkak të një zënke me vjehrrën, kjo e fundit sipas Thomait ka tentuar dhe ka ndarë dy të rinjtë.

Më 7 shkurt Gjykata e Apelit në Gjirokastër do të vendoste masën e sigurisë arrest me burg të apeluar nga 24-vjeçari i akuzuar nga vjehrra për përndjekje dhe kërcënim por ai është arratisur për dy orë dhe më pas është gjetur i fshehur në një pus në këtë qytet. Sot ai ndodhet në spital. Thoma Ahmeti fajëson nënën e vajzës si shkaktare të ndarjes së çiftit dhe thotë se djali i tij është i pafajshëm. Nga ana tjetër, Zhani Habibi, nëna e vajzës tha se djali e kishte rrëmbyer të bijën dhe se ajo ishte shumë e vogël. Ajo madje thotë se 24-vjeçari gati e ka ndarë me bashkëshortin.

BABAI I DJALIT

Zoti Thoma çfarë e shtyu Sajmirin të arratisej nga Gjykata, si ishte gjendja e tij?
Gjendja e Sajmirit në momentin që Gjykatat e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë ishte acaruar. Duke mos qenë fajtor. E kam nxjerrë unë nuse atë vajzë. E para që e futi në shtëpi djalin tim ishte nëna e asaj vajze që sot e çoi pas hekurave. Unë nuk dija gjë, ajo e dinte e para, e ka futur në shtëpi. Ne e morëm shumë vonë vesh. Unë e dija që djali mund të kishte lidhje por jo me atë vajzë. Ne jemi fqinj as 100 larg. Vente djali hante pinte, ne si prindër nuk dinim gjë. Ne jemi disa herë të lidhur me atë familje.

Kur vajza erdhi në shtëpinë time e kam njoftuar shefin e Komisariatit të Delvinës.

Kjo histori ka zgjatur. Kemi shkuar 2-3 herë në Komisariat. Shkaktare është nëna e asaj vajze. Debatoi një herë me djalin, një debat i vogël vjehërr e dhëndër. Pas këtij debati jam çuar dhe kam shkuar në Sarandë me gruan, djalin e vëllain e kemi takuar nënën e vajzës në hotel. Unë i kam thënë nuk e dua nusen pa miratimin tënd. Unë nuk pranoja që djali im ta mbante lidhjen e fshehtë. Shkuam i kërkuam dorën vajzës, ajo na thotë që do e çoj vajzën në Greqi, do ikim në Greqi. Për ca ditë e merr djali vajzën, shkon kjo në Komisariatin e Delvinës dhe thotë më kanë rrëmbyer vajzën. Policia i jep vajzën asaj, djali im vjen në shtëpi.

ZHANI HABIBI, NËNA E VAJZËS 

Jam tepër e shqetësuar për këto akuza që më bën familja e djalit. Unë nuk kam qenë asnjëherë prezent në fejesën apo martesën e tyre.

Si e keni mesuar lidhjen e tyre?

E kam mësuar nga ime bijë që e donte këtë djalin. Vajza ishte 15 vjeç e gjysmë e nuk e pranoja dot. Tani është 16, akoma e vogël. Kam folur me prindërit e djalit, me mamanë, i kam thënë që të qëndronte larg, sepse vajza ishte e vogël dhe i bënte dëm. Ma hoqi dhe nga shkolla vajzën.

Nuk keni qenë dakord që në fillim?

Jo nuk kam qenë dakord.

Kur e keni denoncuar për herë të parë Sajmirin?

E kam denoncuar në muajin mars. Ai e mori vajzën në orën 11 të natës por goca më mori në telefon dhe më tha mami jam tek halla e djalit në Delvinë, por nuk doja të ikja, nuk jam e vendosur. Kjo gjë më ka nxjerrë shumë probleme. Kam pasur probleme edhe me bashkëshortin se më thoshte si e lejon ti këtë lidhje.

Thoma Ahmeti: Pse e mohon që ke qenë e para që e ke futur djalin në shtëpi dhe i ke thënë që përderisa erdhe në këtë shtëpi, jeni djali i shtëpisë?

Zhani Habibi: Djali jot më ka hapur probleme. Më lini rehat, mos më sillni shqetësime. E kam pranuar tët bir dhe pastaj mundohej të më bënte gropën të më ndante me burrin. Ti ke tentuar të më dhunosh në rrugë. Ti do të shfajësosh djalin tënd.

Thoma Ahmeti: Vajzën nuk e morëm me zor. 100 metra larg ishim. Ti e fute djalin në shtëpi.

Zhani Habibi: Ju i mbushnit kokën me gënjeshtra. E detyronit të urrente familjen. Jam e shqetësuar shumë nga kjo histori. S’kam bërë as fejesë e as martesë. Ajo është vajza ime ligjërisht. Kisha shkuar disa herë në komisariat, vajza më ikte dhe më vinte prapë.

Për çfarë e akuzoni Saimirin?

Zhani Habibi: Disa herë kam shkuar në Komisariat, se më vinte goca në shtëpi dhe ky më hakmerrej mua. Ti ma more gocën.

Çfarë ndodhi që keni ngritur akuzën e përndjekjes? Sa vjeç është vajza juaj?

Zhani Habibi: Vetëm probleme kanë pasur. Goca në datën 2 gusht të këtij viti bën 17 vjeçe.

Si është gjendja e saj emocionale?

Zhani Habibi: Kur vinte në shtëpi ndihej shumë e qetë por e ngacmonte vazhdimisht. I hidhte gurë në dritare, në tarracë që të dilte vajza. Goca kur shkonte në shtëpinë e tyre e frymëzonin për keq që të shante nënën, babain e familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat