Policia shqiptare marrëveshje me Frontex, Avramopoulos të hënën vjen në Tiranë

Shqipëria

Policia shqiptare marrëveshje me Frontex, Avramopoulos të hënën vjen në Tiranë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 07:28
Dimitris Avramopulos

Komisioneri europian për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos mbërrin të hënën në Tiranë.

Ora News ka mësuar se një nga qëllimet e vizitës të Avramopulos është edhe nënshkrimi i një  marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen.

Mësohet se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këte takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi
Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policve, por policia shqiptare do te mbeshtet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.
Në prag të vizitës së Avramopulos në Tiranë, ministri i Brendshëm Xhafaj u takua me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin ku bëhet me dije se janë diskutuar edhe arrestimet e fundit të policisë në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat