Apartamentet, Çmimet fiskale, shembujt sa do paguhet në Tiranë

Shqipëria

Apartamentet, Çmimet fiskale, shembujt sa do paguhet në Tiranë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 07:46
ilustrim

Drafti i qeverisë përcakton që për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993, të cilat janë privatizuar me çmime simbolike dhe mbi to nuk është kryer asnjë transaksion, çmimi i vlerës të llogaritet sipas çmimeve fiskale të zonës, por duke zbritur vlerën 30 për qind.

“Panorama” boton tabelën zyrtare me vlerën e taksës që do të paguajnë shtëpitë e ndërtuara para ’93 dhe pas këtij viti, për çdo lagje dhe rrugicë në Tiranë për 11 zonat kadastrale.

Çdo qytetar, referuar çmimit fiskal të zonës ku banon, mund të kryejë vetë llogaritjet për vlerën e taksës që do të paguajë. Ky diferencim në vlerën 30 për qind do të jetë vetëm për apartamentet para 1993 të privatizuara, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion.
Për ta konkretizuar për qytetarët, në rast se një familje banon në zonën e ish-Bllokut, në një shtëpi 100 metra katrorë, ku çmimi fiskal është 190.000 m2 dhe korrespondon me zonën fiskale 5/1, do të paguajë 6650 lekë taksë në vit. Kjo taksë do të paguhet nëse shtëpia e privatizuar nuk është shitur apo blerë asnjëherë.
Në rast se për një apartament ekzistues është kryer një transaksion, pra, shitblerje, nuk do të ketë diferencim dhe taksa do të llogaritet mbi vlerën e transaksionit, që nuk mund të jetë nën çmimet fiskale.ZONA 1
1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit
1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk
ZONA 2
2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”
2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”
2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli
2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane
2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë
ZONA 3
3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”
3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë
ZONA 4
4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë
4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”
ZONA 5
5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone
5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial
5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial
5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël
ZONA 6 Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqar, Selitë, Yzberisht, Sharrë
ZONA 7
7/1 Rr. Gjykata e rrethit, Ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”
7/2 Blloku i Ambasadave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
7/3 NSHRAK, parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e bukës
7/4 Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht
ZONA 8
8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani” rruga “Tafajt”
8/2 Medreseja, farmacia nr.10, Tregu Industrial
8/3 Tregu Industrial, fabrika “Ajka”, uzina “Dinamo”, Bregu i Lumit
ZONA 9
9/1 Bar Piazza, Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave, rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha” deri te “Mine Peza”
9/2 Stacioni i trenit, Arkiva e Përgjithshme, Hipoteka, Politeknikumi
9/3 “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, Politeknikumi, rruga “Siri Kodra”
ZONA 10
10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve
10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike
10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit
ZONA 11
11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë
11/2 Ferluti, ish-Uzina Tirana, FIAT, Zbritja drejt Laprakës
11/3 Laprakë, Drejtoria e Doganave, Spitali Ushtarak, Bregu i lumit, Fushë Mëzes, Don Bosko

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat