“Veliaj po dëbon kioskat tona për të vënë të vetat”

Shqipëria

“Veliaj po dëbon kioskat tona për të vënë të vetat”

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:48
ilustrim

Një grup gazetashitësish në Tiranë denoncuan tentativën e kryetarit të bashkisë, Erjon Veliaj për të hequr kioskat e tyre ku shesin prej vitesh shtypin e shkruar dhe për të vënë në vend të tyre kioskat e reja, ku thonë se ka aksione edhe një i afërm i tij.

Gazetashitësit kërkojnë ndihmë që të mos u hiqen kioskat për të cilat kanë paguar taksat dhe instalimet elektrike dhe me të cilat ushqejnë familjet e tyre.

Denoncimi

Me ardhjen e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës u shtuan kioskat, krahas tonave ku tregtojmë shtypin e shkruar dhe ndonjë paketë cigaresh. Bashkia, pa na pyetur fare ne, e mbushi Tiranën me kioska të reja. 

Pasi i vuri këto në tortuare, tani s’ka më vende të lira për të tjera, prandaj po kërkojnë që të na dëbojnë ne të shtypit. 

Ne kemi vite që me këto kioska mbajmë familjet dhe paguajmë taksat e shtetit, kemi blerë edhe kasat dhe kemi bërë investime, kemi paguar sahatet e dritave dhe linjat elektrike dhe tani na kërkojnë që të mbyllim aktivitetin. Në këtë lufte që po bëjmë me bashkinë ju lutemi të na ndihmoni dhe t’i kërkoni Erjon Veliajt që të mos lëvizë nga vendi asnjë kioskë që shet shtypin e shkruar dhe të na japë lejen, ashtu siç u ka dhënë këtyre kioskave të reja ku flitet se ka aksione dhe një i afërm i kryetarit të bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat