Avramopulos nesër në Tiranë

Shqipëria

Avramopulos nesër në Tiranë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 23:58
Dimtris Avramopulo

Komisioneri i KE për çështjet e emigracionit, Dimtris Avramopulos pritet që ditën e nesërme të jetë në Tiranë, ku do të ketë disa takime me zyrtarë të lartë të vendit tonë.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat italiane, ku mësohet se ai do të takohet me kryeministrin Edi Ramën, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin dhe atë të Brendshmin, Fatmir Xhafaj.

Në qendër të diskutimeve do të jetë bashkëpunimi në fushën e migrimit, të sigurisë dhe të kontrollit të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat