Në një kohë që zyrtarët e Partisë Socialiste në çdo deklarim publik shprehen se Saimir Tahiri është përjashtuar nga Grupi i saj Parlamentar për t’iu nënshtruar hetimeve të paanshme, në faqen zyrtare të institucionit të Kuvendit, ish ministri i Brendshëm rezulton mes deputetëve të majtë aty ku ka qenë në grupin e PS.
Sa herë që deputetët përjashtohen ose kërkojnë të largohen nga Grupet parlamentare, ata brenda pak ditës spostohen dhe nga uebi zyrtar i Kuvendit, në kategorinë e deputetëve jashtë grupeve parlamentare.
Por siç shihet në foto, Saimir Tahiri nuk është pjesë e deputetëve pa grup.
Mes tyre bie në sy fakti se janë deputetët, Tom Doshi, tre deputetët e PDIU-së, Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici. Si dhe tre krerët e partive opozitare, Dash Shehi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.
Ndërsa emri i Saimir Tahirit vazhdon të jetë si “veshka mes dhjamit” brenda Grupit Socialist./Panorama/