Berisha: Rama bëri gangsterin ndaj pedagogëve

Shqipëria

Berisha: Rama bëri gangsterin ndaj pedagogëve

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:51
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ditën e sotme lidhur me takimin që kryeministri Edi Rama ka pasur me pedagogët e Universitetit të Tiranës.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se Rama shfrytëzoi takimin për të ofenduar dhe poshtëruar me gjuhë gangsteri të vërtet trupe akademike.

Po ashtu, Berisha i ka kërkuar pedagogëve që të ngrihen kundër Ramës, duke e cilësuar atë si një gangster me pushtet.

“Nje qendrim prej gangsteri i Edi Rames ndaj trupes akedemike! Te dashur miq, pasi ne nje akt te pashembullt ne historine e vendit i ka lene pa rroga trupen akademike te universiteteve publike, sot Edvin Kristaq Rama ne nje takim me perfaqesues te tyre u soll si nje gangster i vertet politik. Ai shfrytezoi takimin per te ofenduar dhe poshteruar me gjuhe gangsteri te vertet kete trupe akademike, duke i quajtur bisht kavalli dhe i kercenoi me as me shume dhe as me pak por me prerje kokash! 

Ky qendrim dhe keto fjale nuk jane degjuar kurre ne historine e univesiteteve publike as ne ditet me te zeza te diktatures hoxhiste.

Duke denuar me ashpersine me te madhe gjuhen prej gangsteri, ofendimin dhe poshterimin nga ana e ketij llum-kazani te asistenteve, pedagogeve, profesoreve por edhe studenteve, te cileve ata u japin mesim, iu bej thirrje te gjithe ketyre te dalin nga konformizmi i tyre dhe ne emer te dinjitetit dhe integritetit te tyre njerezor, te mbrojtjes se botes universitare akademike te ngrihen kunder ketij gangsteri me pushtet dhe narkoshtetit te tij! Sb”, -shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim ditën e sotme me pedagogët, ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Gjatë takimit, pati debati të ashpra mes kryeministri dhe pedagogëve, të cilët kanë ngritur shqetësimin se Reforma në Arsim nuk po zbatohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat