Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të avokatëve të Emiljano Shullazit, përpiloi një kërkesë për të thirrur si dëshmitar ish- kryeministri Sali Berisha.
Por sot kjo çështja ka marrë një rrjedhë tjetër.
Emiljano Shullazi është tërhequr nga kërkesa për pyetjen e Sali Berishës si dëshmitar në procesin që po zhvillohet ndaj tij për kërcënimin e Mynyr Konit, sot rektor i Universitetit të Tiranës.
Po ashtu Shullazi është tërhequr edhe nga kërkesa për pyetjen e Ardian Çipës.