Berisha zbulon detajet: Si mashtroi Bushati për negociatat me Greqinë

Shqipëria

Berisha zbulon detajet: Si mashtroi Bushati për negociatat me Greqinë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Imazhi i publikuar nga Sali Berisha

Ish-kryeminstri Sali Berisha, edhe ditën e sotme ka vazhduar denoncimin ndaj negociatorit të Ministrisë së Jashtme, Artur Muçollari.

Duke publikuar disa mesazhe, që Berisha thotë se ja kanë dërguar disa qytetarë, ai shprehet se Muçollari nuk duhet të jetë pjesë e negociatave me Greqinë, pasi ai është larguar nga ushtria disa vite më parë, si informatori i shërbimeve të huaja inteligjente.

Po ashtu, duke sjellë në vëmendje një foto të bërë gjatë takimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit dhe homologun grek Kotzias në Korçë, ku ishte edhe Muçollari, Berisha thotë se kjo hedh poshtë pretendimin e qeverisë se ka pasur vetëm negociata politike dhe teknike.

Reagimi Berishës:

Detin me Greqine, me urdher te Rames, e ndau nje spiun!

Oficeri madhor dixhital denoncon:

Praktiken e ndjekur per marreveshjen e detit.

Largimin nga Forcat e Armatosura te kryenegociatorit teknik te marreveshjes se detit, Artur Muçollarit si bashkepuntor i sherbimeve te huaja.

Lexoni mesazhin e oficerit madhor dixhital. sb

“Z.Berisha,

Kjo photo "demaskon" qasjen se në Korcë (dhe jo vetëm): "janë zhvilluar "VETËM !!" negociata politike/diplomatike"???!

2. Kështu, përfshirja e ushtarakut ((pa Integritet) në takimin e Korçës (dhe jo vetëm) konfirmon se janë zhvilluar negociata teknike!!!

= Parë kështu, kërkesa për "Plotfuqishmëri" është: "për të noterizuar negociatat e zhvilluara në mungese të legjetimitetit..." !!!!!!

3. N? dijeninë zyrtare, Z. Mecollari ësht? larguar (dhe nuk e ka kundershtuar!!!) nga FA me një praktik institucionale që konfirmonte përfshirjen e Tij në sherbim të sherbimeve të huaja të Inteligjencës!

= Prajtika është e administruar në Sherbimin Informativ Ushtarak, e realizuar me vendim të Prokurorit të Pergjithshem.

Në përmbledhje, gjykoj se ky rast ka peshë kritike për tu konsideruar!!”

Ditën e djeshme ish-kryeminstri Berisha, i cili denoncoi Artur Muçollarin, se është larguar nga Forcat Detari disa vite më parë për spiunazh.

Por, lidhur me këtë denoncim, reagoi edhe Ministri e Mbrojtjes, e cila sqaroi se Muçollari ka certifikatë të sigurisë nga NATO, ndërsa akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ministria e Jashtme ka dorëzuar në Presidencë 12 emrat e negociatoërve, ku ka kërkuar Plotfuqishmëri për ta, për të negociuar me Greqinë për disa çështje të mbetur pezull, mes tyre edhe kufiri detar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat