Bora izolon fshatrat e mbyll shkollat në Pukë

Shqipëria

Bora izolon fshatrat e mbyll shkollat në Pukë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 12:28
Pukë

Në territorin e Bashkisë Pukë, trashësia e borës së rënë në disa zona ka arritur deri në 60 centimetra, ndërkohë që temperaturat janë në vlerat -5°C.

Në qytet, rrugët kryesore paraqesin vështirësi kalimi ndërsa po punohet me vetëm një mjet borëpastruese.

Energjia elektrike nuk ka pasur probleme dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë emergjencë shëndetësore.

Mësimi është ndërprerë në gjithë Pukën deri në një njoftim të dytë.

Rrugët nacionale që lidhin Pukën me Fushë-Arrëzin e Shkodrën janë të kalueshme me zinxhirë. Në këto akse janë tre borëpastruese që po punojnë.

Zonat e thella si Iballa, Rrapia e Qelëza herë pas here bllokohen. Gjithashtu e disa fshatra të Njësive administrative Gjegjan, Luf e Qerret janë të bllokuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat