Droga/ Berisha zbulon skandalin, ja emri i ish-zyrtarit të arrestuar: Ishte badigardi i Zani Çaushit

Shqipëria

Droga/ Berisha zbulon skandalin, ja emri i ish-zyrtarit të arrestuar: Ishte badigardi i Zani Çaushit

Më: 2 mars 2018 Në ora: 22:27
Sali Berisha dhe Zani Qaushi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me kapjen e 5 ton kanabis në Itali si dhe arrestimin e 10 shqiptarëve. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha theksoi se kanabisin e nisi Policia e Vlorës, konkretisht ish-shefi i antidrogës, aktualisht komandanti i patrullave të Vlorës, Adrian Liçaj (Person i arrestuar sot).

Berisha shton mes të tjerash Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit në vitin 1997, është emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku.

Kujtojmë se Adrian Liçaj u denoncua nga kryetari i grupit Parlamentar të PD Edi Paloka si ish-badiguard i Zani Çaushit.

MESAZHI I BERISHËS

Gjirizi i Narkoshtetit te Norieges shperthen ne Itali!
5 tonelata kanabis qe u kapen ne Itali i nisi policia e Vlores, konkretisht
– ish shefi i antidroges te Vlores
– aktualisht komandanti i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj
Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.
Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores. Ketu me poshte keni emrat e bandes shqiptare te trafikut te 5 tonelatava droge nga narkopolicia e narkoshtetit. sb
Shqiptarët e arrestuar sot janë:
Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar
Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora.
Shefik Muho nga Vlora
Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora
Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar
Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar
Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar
Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar
Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar
Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat