“7 fakte pse 613 kg kokainë ishin porositur nga Edi Rama”

Shqipëria

“7 fakte pse 613 kg kokainë ishin porositur nga Edi Rama”

Më: 3 mars 2018 Në ora: 12:02
Edi Rama

Në një reagim të gjatë në profilin e tij në ‘Facebook’, ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se 613 kg kokainë të kapur pak ditë më parë, ishin porositur nga kryeministri Edi Rama.

Për të bërë më bindës këtë gjë, Berisha ka analizuar të gjithë reagimet e Ramës dhe të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas kapjes së drogës.

Ish-kryeministri ka zbuluar edhe deklaratën e Ramës, se droga u kap vetëm nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, dhe jo siç u shpreh Xhafa, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo lëvizje, sipas Berishës, është bërë që Rama të fsheh gjurmët se ai ishte porositësi, bashkë me vëllain e tij, Olsi Ramën.

Po ashtu, edhe përpjekja për të theksuar se pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, që kishte porositur bananet nga Kolumbia, ku bashkë me ngarkesën erdhi dhe droga, është tropojan.

Lideri i historik i PD-së ka edhe çelësin që çon te zbulimi i të vërtetës, dhe sipas tij, janë përgjigjet e disa pyetjeve që ai ka ngritur për mosragordimin e deklaratave.

Reagimi i Berishës:

Lajmin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare, duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat