Vjedhje në kohë rekord në Tiranë, dalin pamjet

Shqipëria

Vjedhje në kohë rekord në Tiranë, dalin pamjet

Më: 7 mars 2018 Në ora: 18:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vjedhje që deri diku mund të quhet spektakolare për shkak të kohës rekord në të cilën është realizuar, ka ndodhur pak kohë më parë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për vjedhjen e 8 televizorëve të mëdhenj nga një lloto sporti në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Hajdutët ndalojnë makinën në anë të rrugë, si hapin të gjitha dyert dhe nisin punën e tyre rreth orës 04:44.

Hyjnë brenda në ndërtesë, marrin televizorët dhe i vendosin me shpejtësi në makinë. Shkojnë e vijnë deri sa marrin nga lotoja plotë 8 televizorë, ndërsa i fundit, i nënti, u bie në tokë. Më tej largohen pa u shqetësuar, teksa gjithçka ka ndodhur brenda një minute e gjysmë.

As më pak e as më shumë.

Pronari i lotos, i cili ka mundur të sigurojë filmimet e vjedhjes nga kamerat e një tjetër biznesi, tregon se ka bërë denoncimin në polici një natë më pas, por uniformat blu janë tallur me të.

“Bëra denoncimin por deri tani asnjë gjë. Policia thotë që s'mund ta identifikojë targën, ndërkohë që me pak punë mund të dallohet. S'e kanë vënë ujin në zjarr. Apeli im është është që ta gjejnë kush mund ta ketë bërë sepse makina është e dukshme dhe targa del lehtësisht në laborator".”, -thotë ai për JOQ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat