I jep fund jetes pas sherrit me te fejuarin. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje fshat ne Korçe, ku 20 vjecarja Erisa Veis eshte vetehelmuar me fostoksine, pas nje debati qe kishte pasur me te fejuarin dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme.
Gazetarja e “Panorama” ben me dije se ngjarja eshte shenuar ne fshatin Zvirine. Sipas policise, 20 vjecarja Erisa Veis eshte gjetur e pajete ne banesen e saj.
“Familjaret ne deklarimet e para kane pohuar se vajza ka qene ne gjendje depresioni kohet e fundit. Shkak kane qene edhe grindjet e shpeshta me te fejuarin e saj”- thone burimet. Nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.