Basha: Unë lidhje me rusët? Shikoni me kë u takua Rama në Tetor 2016

Shqipëria

Basha: Unë lidhje me rusët? Shikoni me kë u takua Rama në Tetor 2016

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:58
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama është takuar në Tetor 2016 me përfaqësues të një kompanie nafte ruse, e cila është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Basha u shpreh se takimi i Ramës me përfaqësues të kompanisë ruse ka ndodhur publikisht, por edhe jo zyrtarisht.

“Në Tetor 2016 Rama ka takuar përfaqësues të kompanisë ruse të naftës Gunvor të Gennady Timchenko, që është në listën e zezë të SHBA.  Kompania donte të merrte Albpetrol. Gennady Timchenko është në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkelje të saksioneve në Ukrainë.

Informaconi ynë që përveç se e ka takuar në mënyrë publike, e ka takuar dhe jashtë zyre. Doni lidhjet ruse ju? Hetoni lidhjet ruse që ka Rama me kompaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Çfarë tenderash ka fituar kjo kompani turke me kompani…?”, u shpreh Basha.

Këtë deklarata Lulzim Basha i bëri pas pyetjeve nëse Partia Demokratike ka lidhje me rusët, pas artikullit të revistës amerikane “Mother Jones”, që pretendon se kanë lobuar për PD-në në SHBA. 

Video këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat