Në Shqipëri do të verifikohen edhe një herë familjet në nevojë

Shqipëria

Në Shqipëri do të verifikohen edhe një herë familjet në nevojë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:10
Rama këtë publikim e ka shoqëruar me fotografi që tregon gjendjen e dy shtëpive.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar familjet që janë pjesë e ndihmave ekonomike. Rama ka treguar një rast të një familjes që nuk ka pasur nevojë që të përfitojë nga kjo ndihmë, duke e krahasuar me një familje tjetër që nuk ishte përfituese e ndihmave, mirëpo kishte kushte të rënda ekonomike.

Rama këtë publikim e ka shoqëruar me fotografi që tregon gjendjen e dy shtëpive.

“Majtas, vila 2 katëshe dhe automjeti në pronësi i L.S që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e M.H që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, L.S është përjashtuar dhe M.H është përfshirë në skemë. Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë”, shkruan Rama, përcjell KosovaPress.

Kryeministri i Shqipërisë ka treguar që bashkësive lokale u është dyfishuar fondi për familjet në nevojë.

“Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare”, ka përfunduar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat