Lobimi i PD, Rama: Basha një mishmash, të hetohen "milionat e dollarëve rusë"

Shqipëria

Lobimi i PD, Rama: Basha një mishmash, të hetohen "milionat e dollarëve rusë"

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:21
Edi Rama/Lulzim Basha

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha në emisionin "Opinion" mbi pretendimet se lobimi i PD në SHBA është financuar nga biznesmenë rusë.

Sipas Ramës, Basha në harkun e tre muajve ka dy "të vërteta" rreth kësaj çështje.

Rama: "Që është një mishmash fundekrye korruptiv xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!"

Kryeministri thotë se kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund.

Rama: "Duhet të dimë nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!"

Rama thekson se Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat