Akuzat e forta të Topallit: Basha po pastron partinë nga demokratët

Shqipëria

Akuzat e forta të Topallit: Basha po pastron partinë nga demokratët

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:30
Jozefina Topalli

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbrëmjen e djeshme që në datat 28-29 prill të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore.
Vendimi u mor në Kryesinë e selisë blu pas tre orë mbledhje, ku mori pjesë edhe kritiku i Bashës, Arben Imami.

Ndërsa u vendos që një grup pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli do hartojë ndryshimet statutore.

Por, Jozefina Topalli në një prononcim për Report Tv, i cilëson si farsë të gjitha lëvizjet, që sipas saj kanë vetëm një qëllim, që të bëjnë pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe n/kryetare e PD shprehet se partia Demokratike ka nevojë për bashkim, ndërsa Basha po thellon ndarjen.

“Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve” deklaroi Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat