300 mijë euro një kg/ Noka: Rama të tregojë laboratorin ku do përzihej kokaina e kapur në Maminas

Shqipëria

300 mijë euro një kg/ Noka: Rama të tregojë laboratorin ku do përzihej kokaina e kapur në Maminas

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:32
Flamur Noka

Nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, ne nje deklarate ne seline e PD per kokainen e kapur në Maminas, i ka kerkuar kryeministrit Rama te tregoje se ku ndodhet laboratori ku do te perpunohej kokaine e ardhur nga Kolumbia dhe kush fshihet pas tij.

“Sasia më e madhe e drogës së fortë të kapur ndonjë herë në Shqipëri ka përfunduar jetime deri tani e duket se do qëndrojë jetime. Kjo tregon se ka ardhur në Shqipëri me nje mburojë të fortë politike.

Pronarët e vërtetë s’kapen se për ta kujdeset vetë qeveria, qeveria nuk e kap dot kupolën, familjen kryeministrore, vëllanë e Ramës.

Cfarë frike kishte Edi Rama rama që bëri cdo përpjekje për ta quajtur të sukseshëm një operacion të tradhëtuar? Pse gënjeu dhe kush e shtrengoi të bënte gjithcka për të fshehur faktin që droga ishte e sinjalizuar nga DEA dhe marinat kolumbiane dhe u ndoq deri në destinacion nga ata?

Rama lan duart thjesht me shkarkimin e një drejtori në portin e Durrësit 5 ditë pas mbërritjes së kokainës.

Kokaina ishte e pastër, pra 300 mijë euro një kg, ku është laboratori ku kjo drogë do përzihej dhe kush fshihet pas këtij laboratori?”, tha Noka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat