Përmbytjet në Shkodër, MM: Situata drejt përmirësimit

Shqipëria

Përmbytjet në Shkodër, MM: Situata drejt përmirësimit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Pas përmbytjeve situata në Shkodër është drejt përmirësimit. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes niveli i ujit, në krahasim me një ditë më parë, ka rënie me 30 cm.
Gjithashtu është përmirësuar situata edhe në fshatin Obot, pasi ka rënë niveli i ujit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se do të shpërndahen nga Forcat e Armatosura 6.5 ton koncentrat dhe bar i thatë, sapo pushteti vendor të përcaktojë zonat ku duhen çuar materialet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat