Çudia më e madhe tre ditë zgjat, Salianji ironizon Ramën: Fajtori çirret dhe akuzon, po mundohet të fsheh fajin

Shqipëria

Çudia më e madhe tre ditë zgjat, Salianji ironizon Ramën: Fajtori çirret dhe akuzon, po mundohet të fsheh fajin

Më: 10 mars 2018 Në ora: 21:40
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar me tone ironike ndaj postime të  kryeministrit, gjatë cilave përsëriste një frazë: Rrëfehu në prokurori

Salianji thotë se kjo shprehje do të mbetet personifikimi i qeveris, kryeministri ka ngatërruar fenë me institucionet.

Postim i plotë:

Rama sot:

Një fabul; dy gomarllëqe.

RRËFEHU NË PROKURORI!!!! thotë Rama, shprehja që do shenjojë jo vetëm ditën e sotme por që do mbetet personifikimi i vërtetë i një qeverisje që s’ka Zot as fe.

I kumbon trashëgimia nga ka ardhur, ku rrëfimi i vetëm i cili në fakt ishte vetëm spiunimi intrigë në hetuesi e prokurori shpërblehej me burgosjen, degdisjen apo edhe varjen e viktimave të rrëfyer apo spiunuar.

“Rrëfeu në prokurori” , ndërsa rrëfimi ndodh në besim, kryeministri shqiptar e kërkon në institucionon e hetimit. Drejtësia që ka ky njeri në mendje është rrefimi në prokurori i mëkateve qeverisëse dhe dalja nga prokuroria me shpirt e trup të pastër e me torba dhe thasë me para në shpinë!

Mos u habisni që fajtori çirret dhe akuzon, ai po ulëret të mbulojë fajin e tij, thotë një proverb hindu.

Kështu dhe qeveria shqiptare, e cila edhe kur tund deren kot prodhon para korrupsioni dhe abuzimesh çirret sot se Presidenti Trump ka marre 20 mijë $ për një foto!

Fajtori ulëret fajin e vet, dhe kaq i rëndon faji sa të prodhojë edhe përralla si këto me armikun e deklaruar të tyre, Trump. E mendojnë presidentin Trump si vetja

Këtë e çjerrin me buçitje njësoj si dikur kur dëgjohej bulevardeve “ju flet ….Radio Tirana” …sot dëgjohet qartë që “Ju flet…subkoshienca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat