Shqiptari i dënuar me 22 vjet arratiset nga burgu

Shqipëria

Shqiptari i dënuar me 22 vjet arratiset nga burgu

Më: 11 mars 2018 Në ora: 09:55
ilustrim

Një shqiptar i dënuar me 22 vite burg, i konsideruar si bos i trafikut të drogës është arratisur nga burgu. Nimon Zogaj, sipas mediave italiane u arratis nga reparti i spitalit Maggiore ku ishte shtruar. Ai i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke u larguar nga spitali ku po mjekohej.

Pas konstatimit, policia është vendosur në ndjekje të 50-vjeçarit, i cili është i njohur jo vetëm për vendin fqinj, por edhe në disa vende në Ballkan.

Kjo është hera e dytë që arratiset nga burgu, ndërsa pas arrestimit u transferua në Parma, ndërsa ditët e fundit ishte transportuar në spital për shkak të problemeve me shëndetin, por u arratis. Ai njihet si bos i trafikut të kokainës, por edhe drogërave të tjera në disa qytete në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat