Akuzat e opozitës për “kokainën”, Rama: Sulmet nga dy parti pa vizion

Shqipëria

Akuzat e opozitës për “kokainën”, Rama: Sulmet nga dy parti pa vizion

Më: 11 mars 2018 Në ora: 19:08
Kryeministri Rama

Pas Ministrisë së Brendshme, ka reaguar edhe Kryeministri Rama në lidhje me akuzat e fundit të ngritura nga opozita, duke i cilësuar ato si pasqyrë e degradimit të pandalshëm të saj.

“Sulmet e dy partive për superoperacionin policor antidrogë pasqyrë e degradimit të pandalshëm të opozitës – as lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal… #vajmedet kush u beson akoma”, shkruan Rama.

Kryeministri, bashkëngjitur, ka shpërndarë edhe reagimin e Ministrisë së Brendshme të bërë më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat