Rama bllokon Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë

Shqipëria

Rama bllokon Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:07
Qeveria shqiptare

Qeveria shqiptare duket se përveç sistemit të drejtësisë në vend, ka vendosur të paralizojë dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ).

Teksa sistemi i drejtësisë në vend është kapur përmes zgjedhje nnë mënyrë anti-kushtetuese të Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm dhe vetting deri më tani ka zbuluar vetëm një prej vetë zyrtarëve që duhet të bënin vettingun, Qeveria Rama ka konfirmuar se aktualisht nuk ka nisur asnjë procedurë për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ.

Afati i mëparshëm për të dorëzuar një listë me tre propozime në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ishte 31 gusht 2017.

Pas një kërkese për informacion të bërë nga Exit, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë Elira Kokona konfirmoi:

“Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se nuk ka nisur asnjë procedurë për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ.”

Që nga gushti i vitit 2016,  qeveria shqiptare ka propozuar dy lista të ndryshme me nga tre kandidatë për të zëvendësuar gjyqtarin aktuar që përfaqëson Shqipërinë, Ledi Bianku, i cili u emërua pranë GJEDNJ më 1 shkurt 2008.

Afati 9-vjeçar i zotit Bianku përfundoi zyrtarisht më 1 shkurt 2017.

Që prej vitit 2016, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), e cila zgjedh gjyqtarët e GJEDNJ-së, ka hedhur poshtë propozimet e qeverisë shqiptare. Siç Exit ka raportuar dhe më herët, afati i fundit për përpjekjen e tretë të qeverisë për të propozuar 3 emra, ishte 31 gusht 2017, një afat që u humb nga qeveria.

Ky është rasti i parë në historinë e Gjykatës së Strasburgut që një vend dështon të zgjedhë gjykatësin e tij në Gjykatën e Strasburgut edhe pas tre raundesh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat