Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se përveç Tahirit, Edi Rama tani është edhe peng i Fatmir Xhafës.
‘Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj që Edi Rama ka përdorur si mburojë për vete e Olsin, komunikatën banale që ka shpërndarë Fatmir Xhafa që i futi thikën pas shpine me deklaratën e tij banale që bëri mëngjesin e ditës se drogës që aksioni u krye nga policia doganat dhe partnerët ndërkombëtarë.
Me këtë deklaratë, thikë pas shpine është se Xhafa dëshmoi se ka tashmë, peng Edi Ramën. Nuk është më tani vetëm Saimir Trafiku.
A mund të imagjinoni ju që kryeministri vendos në Facebook e tij, statusin e Fatmir Xhafës dhe bërtiste në çdo rresh, rroftë Xhafa, rroftë Xhafa.
Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve, që u intereson të gjithë shqiptarëve. A e patë lajmin tjetër se detërat e Shqipërisë, si rrugë për drogën drejt Europës. Çfarë reagimi.
Edi Rama përpiqet që të tymnojë këto zhvillime të cilat shumë shpejt do të shënojnë fundin e karrierës së tij, si Noriega i Ballkanit, Noriega i Europës’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.