Timo Flloko kundër Edi Ramës/ Mjaft me kulla, teatri s’mund të jetë në qendër biznesi

Shqipëria

Timo Flloko kundër Edi Ramës/ Mjaft me kulla, teatri s’mund të jetë në qendër biznesi

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:19
Timo Flloko

Tjetër aktor i njohur i ka dalë kundër Edi Ramës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, brenda një kulle.

Është aktori Timo Flloko ai i cili ka folur për herë të parë mbi debatin e hapur në vend për Teatrin Kombëtar.

“Unë jam për një teatër unik, ngrehinë që të qëndrojë më vete, të mos përfshihet në një ndërtesë biznesi.

Jam i atij mendimi që artistët vetë, më mirë se ata nuk e di askush, se sa vlen ajo strehë ku ata krijojnë.

Teatri është kujtesë, memorie, janë disa pisha që kanë emrin e një artisti. Është një kujtesë që nuk mund të zhbëhet. Është aty”, tha Flloko në emisionin e mëngjesit në Top Channel.

Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës janë shprehur se do të shembet teatri ekzistues për tu ndërtua një tjetër më modern. Ende nuk ka një projekt se si do të jete teatri i ri, por vete artistët kanë deklaruar se janë kundër ndërtimit të teatrit në një qendër biznesi, siç është modeli i stadiumit kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat