Artistët që morën pjesë në prezantimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar

Shqipëria

Artistët që morën pjesë në prezantimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar

Më: 12 mars 2018 Në ora: 20:03
Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe Altin Basha.

Në mjediset e Kryeministrisë u prezantua sot projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar.

Në mjediset e Kryeministrisë u prezantua sot projekti i Teatrit të ri Kombëtar, që do të ofrojë një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe Altin Basha.

Gjithashtu, në sallë ishin të pranishëm edhe Kastriot Çaushi, Artan Imami, Hervin Çuli, Armando Bora, Zana Çela, Laert Vasili, Gazmend Paja, Gent Hazizi, Petrit Malaj, etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat