Katër alpinistë bllokohen në malin e Sotirës, shihni se si nxirren nga humnera…

Shqipëria

Katër alpinistë bllokohen në malin e Sotirës, shihni se si nxirren nga humnera…

Më: 12 mars 2018 Në ora: 20:32
Mungesa e kontaktit me familjarët, vuri në lëvizje policinë e Gjirokastrës dhe me anë të helikopterit u bë lokalizmi i tyre në vendin e quajtur ‘Gështenjat e djegura’.

Policia e Gjirokastrës është njoftuar mbrëmë se 4 alpinistë amatorë rezultonin të humbur. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se alpinistët kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre në zonën malore përreth fshatit Selo të Bashkisë Dropull dhe policia kishte nisur kërkimet.

Mungesa e kontaktit me familjarët, vuri në lëvizje policinë e Gjirokastrës dhe me anë të helikopterit u bë lokalizmi i tyre në vendin e quajtur ‘Gështenjat e djegura’.

Sipas dëshmisë, rezultoi se alpinistët ishin shëndoshë e mirë dhe se kishin vendosur ta kalonin natën në mal, ndonëse temperaturat në ato lartësi janë të ulëta.

4 alpinistët janë nga Gjirokastra dhe Dropulli dhe janë dërguar në qendrën shëndetësore të Sotirës.

Mësohet se ka qenë një banor i fshatit ai që ka orientuar zjarrfikësen dhe Deltaforce. Ndërkohë ‘BalkanWeb’ ka siguruar momentet nga shpëtimi i 4 alpinistëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat