Aksidenti në Skrapar/ Arrestohet shoferi i furgonit, u plagosën 10 nxënës

Shqipëria

Aksidenti në Skrapar/ Arrestohet shoferi i furgonit, u plagosën 10 nxënës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Nje dite pas aksidentit ne Skrapar, kur autobusi me nxenes shkolle doli nga rruga dhe 10 prej tyre perfunduan te plagosur, policia arreston drejtuesin e mjetit. Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Njoftimi i policise 

“Më datë 12.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat