Plas gallata te Ligjet, deputetët batuta për takime me vajza ukrainase

Shqipëria

Plas gallata te Ligjet, deputetët batuta për takime me vajza ukrainase

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:20
Manja

Me batuta dhe të qeshura është shoqëruar ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Ligjeve, lidhur me akuzat se PD-ja se nuk ka deklaruar paratë që ka shpenzuar për lobim në SHBA, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Në mbledhje ishte thirrur për të raportuar Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, por duket se deputetët e PS-së nuk i kanë shpëtuar tundimit për të ngacmuar deputetët e opozitës.

Ka qenë deputeti i mazhorancës, Alket Hysenaj, i cili ka kërkuar të dijë se çfarë lidhjesh ka PD-ja me Nik Muzini, lobuesin amerikan dhe Binata Trade, pasi sipas tij, numri i kontaktit i kësaj kompania rezulton një klub ne Ukraine.

Batutat në komision zbardhur nga Panorama

Alket Hysenaj: Keni informacion për lidhjet e partisë Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade.. Nga numri i kontaktit i kesaj kompania, del nje klub ne Ukraine. TOO LOVE Club.. Takime me vajza ukrainase..

Enkelejd Alibeaj: I paske rene numrit për takime me vajza nga Ukraina.

HYSENI: Çfarë mund te na thoni për këto lidhje mes PD dhe biznesmeneve rus.. Dhe klubeve te natës. Takimeve me vajzat ukrainase.

Oerd Bylykbashi: I paske rene disa here numrit te ukrainaseve.. Jepja edhe Ulsiut.. Ti bjere dhe Ulsiu.

Ulsi Manja: Zoti Dervishi jepni një përgjigje sepse kjo është një çështje qe ka direkt lidhje me te drejtën e informimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat