Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar nga Elbasani, përfundimin e misionit të ndërmarrë në mandatin e dytë: shkrirjen përfundimtare të Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin dhe zëvendësimin e tyre me agjensi, njera prej të cilave me vendndodhje në Elbasan.
"Kemi marrë vendim për të finalizuar strukturimin e Drejtorive të Bujqësisë. Nga sot ato nuk do të jenë më si atavizëm i sistemit të kaluar, - tha ai, - por do të jenë si 4+4 agjensi rajonale. Një prej tyre, si agjensi veterinare, do të ketë qëndër Elbasanin."