Xhafaj takim me ambasadorët: I informova për luftën kundër krimit

Shqipëria

Xhafaj takim me ambasadorët: I informova për luftën kundër krimit

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:01
Fatmir Xhafaj takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues, për mëse 2 orë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj shkruajti në rrjetet sociale se në takim u prezantuan rezultatet konkrete të arritura në luftën kundër krimit të organizuar.

“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”, shkruan Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat