“Desh theva televizorin kur të dëgjova”, Rama i përgjigjet qytetarit: Hajde këtu se e kam…

Shqipëria

“Desh theva televizorin kur të dëgjova”, Rama i përgjigjet qytetarit: Hajde këtu se e kam…

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:14
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një aktivitet në qytetin e Elbasanit, në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al. Sipas Ramës kjo është platforma e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.

Në këtë takim ndër të tjera Rama foli dhe për heqjen e vulës apostile nga Greqia dhe tha se kjo është një fitim për xhepat e emigrantëve shqiptarë.

Por ndërsa më pas, qytetarët treguan dhe rastet tyre të platformës së bashkëqeverisjes, ku njëri prej tyre tha se desh theu televizorin kur dëgjoi Ramën në Berat.

Dialogu

Qytetari: Kur të dëgjova ty në Berat një muaj më parë. desh theva televizorin, se më thanë që nuk do marrë certifikatën e pronësisë.

Rama: Televizorin e theve apo jo

Qytetari: Jo televizorin nuk e theva

Rama: Hajde merre certifikatën se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu  se ishin dy gjëra ose ti do merrje certifikatën ose ajo do të lirohej nga puna.

Rama: Kjo është ajo që duhet bërë që të bashkëpunojmë unë dhe ti që të punoj dhe drejtori.

Drejtori e ka në terezi, unë dhe ti jemi të humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat