Dita e Verës, mësoni si do jetë moti në Shqipëri

Shqipëria

Dita e Verës, mësoni si do jetë moti në Shqipëri

Më: 14 mars 2018 Në ora: 07:56
Ilustrim

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta ndikojnë motin në gjithë vendin duke sjellë shira afatshkurtër në veri dhe zonat qendrore.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshëm kushtet e motit duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike të pandryshuara.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzim i ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat