Raporti i OKB: Finlanda vendi më i lumtur në botë, Shqipëria drejt dëshpërimit…

Shqipëria

Raporti i OKB: Finlanda vendi më i lumtur në botë, Shqipëria drejt dëshpërimit…

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:16
Shqipëria

Sipas Raportit vjetor të OKB mbi lumturinë në botë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë ndërsa Burundi është i fundit. Në Ballkan surprizë është Kosova e cila shënon një përparim të dukshëm duke u rendit e 66 ndërsa gjendja në Shqipëri është alarmante. Qytetarët në Shqipëri, jo vetëm që nuk janë të lumtur por krahasuar me vitin e kaluar ata po shkojnë drejt dëshpërimit.

Raporti i cili përfshinë 156 shtete sipas treguesëve ndër të cilët GDP, mbështetja shoqërore, pritshmëria e jetëgjatësisë me shëndet të plotë, liritë shoqërore, zemërgjerësia dhe mungesa e korrupcionit, e rendit Finlandën pesë vende më mirë në krahasim me vitin e kaluar, duke dal edhe para Norvegjinë e cila ishte e para në vitin 2017,  që pasohet me Danimarkën, Islandën, Zvicrën, Holandën, Kanadanë, Zelandën e Re, Suedinë dhe Australinë.

Përkundër fjalëve të mira dhe inkurajimit që jep kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qytetarët përveç se braktisin vendin që ai drejton, ata nuk shohin as shpresë për të jetuar.

Bazuar në këtë raport të Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri, siç duket, lumturia e ka humbur rrugën dhe nga vendi 109 sa ishte vitin e kaluar, në raportin e vitit 2018 ajo renditet e 112-ta, në grup me Sierra Leonen, Congon dhe Bangladeshin.

Suprizë është Kosova e cila edhe pse është vendi më i izoluar në Evropë, ajo në raportin e OKB për vitin 2019  zë vendin 66, ose 12 vende më mirë se sa vitin e kaluar, kur ishte e 78-ta.

Si zakonisht Ballkani kryesohet  nga Slloveniai e cila këtë vit është renditur e 51-ta. Serbia është e 78-ta por është shumë më keq se vitin e kaluar kur ishte renditur e  73-ta. Pasohet me Malin e Zi 81, Kroacinë 82, Maqedoninë 89 dhe Bosnje Hercegovinën 93.

Ky është raporti i gjashtë me rradhë i Iniciativës së OKB, Rrjeti i zgjidhjes për Zhvillim të Qëndrueshëm, SDSN, për lumturinë vjetore në botë, ku vendet renditen sipas lumturisë së qytetarëve të tyre.

Lista është përpiluar në bazë të hulumtimit global në 156 shtete, dhe të anketuarit vlerësojnë shkallën e lumturisë nga 0 në 10, me zero që përfaqëson më të keqen dhe dhjetë jetën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat