Berisha: Ja mesazhi i Edi Ramës për Aldo Baren

Shqipëria

Berisha: Ja mesazhi i Edi Ramës për Aldo Baren

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:52
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar përmes një statusi në “Facebook” vizitën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj në burgun e Peqinit, ku ndodhet edhe Aldo Bare i burgosur.

“Qëllimi i vizitës se ndrikullës Gjoni ne burgun e Peqinit dhe i takimit të saj me katër sy, sipas burimeve të burgut te Peqinit, me vrasësit serial të partisë Bare dhe Xhepexhiu, ishte përcjellja e mesazhit te Edvinit: ‘Nuk jeni të harruar, se shpejti do keni lirinë qe meritoni’!”

Postimi i plotë:                                                                         

“Mesazh i kryekumbar Rimës dhënë me ndrikull Gjonin, vrasësve serial të partisë!

Kryelajmi i vizitës dy ditore të qeverisë në Elbasan ishte:

Burgu i Peqinit!

Rama u dërgon kumbarëve të partisë, vrasësve serial Bare e Xhepexhiu, ndrikull Gjonin!

Qëllimi i vizitës se ndrikullës Gjoni në burgun e Peqinit dhe i takimit të saj me katër sy, sipas burimeve të burgut te Peqinit, me vrasësit serial të partisë Bare dhe Xhepexhiu, ishte përcjellja e mesazhit të Edvinit: “Nuk jeni te harruar, se shpejti do keni lirinë që meritoni”!

Ndërkohë mësohet se Rama anuloi një vizite të ndrikull Manastirliut në spitalin e qytetit, të rekomanduar nga Fuga për të mbuluar sadopak kryelajmin e burgut të Peqinit!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat