Kryemadhi: Nëse nuk hapen negociatat, ja ç’duhet të bëjë Rama

Shqipëria

Kryemadhi: Nëse nuk hapen negociatat, ja ç’duhet të bëjë Rama

Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:56
Monika Kryemadhi

Nëse nuk hapen negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Kryeministri edi Rama duhet të shohë pozicionin e tij, duhet të largohet. Kështu u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

“Mos hapja e negociatave vjen si rezultat i punës së tij, nuk është fajtor as LSI, as Basha dhe as Berisha. Misioni i BE gënjeu kur tha votoni reformën se do të hapen negociatat, pastaj tha votoni 7 ligjet, PD e kuptoi lojën dhe cfarë ndodhi, LSI votoi, por sot kemi një prokurore pa Vetting”, tha Kryemadhi.

Në vijim, Kryetarja e LSI-së tha se Fatmir Xhafajt i duhet shumë punë për të ndryshuar imazhin e policisë së shtetit.

“Policia ka sfidën më të madhe se politika shqiptare, për shkak të asaj që u mboll. Ka drejtorë policie që kanë ikur dhe janë në kërkim.

Janë 128 policë që kërkohen për trafik droge. Policia ka një sfidë të madhe, pjesë e së cilës është edhe Xhafa. Çdo ditë e më shumë shikojmë vrasje, kërcënime dhe gjoba, ashtu sikurse edhe kapjen e tonelatave”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat