Stephen Hawking në 'sytë" e Hafizit: Udhëheqës shpirtëror i shkencës së shekullit XX-XXI

Shqipëria

Stephen Hawking në 'sytë" e Hafizit: Udhëheqës shpirtëror i shkencës së shekullit XX-XXI

Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:06
Mimoza Hafizi

Udhëheqës shpirtëror të shkencës së shekullit XX-XXI. Kështu e përkufizon fizikantja e njohur shqiptare dhe  ish-deputete e LIBRA-s, Mimoza Hafizi, shkencëtarin dhe fizikantin më të madh i kohës, Stephen Hawking, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 76 vjeçare.

Në edicionin qëndror të lajmeve të Ora News, Hafizi e cilësoi Hawking edhe një kontributor të madh në popullarizimin e shkencës.

Hafizi: Hawking ishte personalitet shumë i madh, një nga udhëheqësit shpirtëror të shkencës së shekullit XX-XXI.Ai ka kontribuar kryesisht në gravitacionin e Ajnshtajnit për të zhvilluar në teori që akoma nuk ka marrë formën finale që quhet gravitacioni kuantik. Lindi si teori pranë vrimave të zeza hapësinore.Publiku është i njohur për misterin e këtyre objekteve të Universit dhe Hawking është një kontributor i madh bashkë me grupin e bashkëpunëtorëve të vet, duke udhëhequr idetë për zhvillimin e teorisë në këto objekte të gravitacionit të fuqishëm. Hawking është kontributor i madh në popullarizimin e shkencës, ka shkruar libra të thjeshtëzuar të cilët janë kapur dhe përqafuar nga publiku dhe besoj se kanë qenë burim frymëzimi për breza të tërë që të ndjekin rrugëne  shkencës. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm sepse në fund të fundit kjo është jeta, brezat e vjetër duhet t'ua lënë vendin të rinjve dhe detyra është që në rradhët e shkencës të kemi të mundur të ftojmë një rini sa më të talentuar dhe që të ketë shkencën me pasion.

Po çfarë e bëri kaq të famshëm shkencëtarin?

Hafizi: Mendoj që ai është një figurë shumë komplekse. Në fizikë njohim personalitete që kanë kontribuar, kemi Nobelistë vit pas viti por nuk kanë famën e këtij personaliteti për shumë arsye. Besoj se edhe forca e tij e karakterit, forca e pasionit për të mposhtur barrierat që i krijoi fiziku i tij dhe sëmundja dhe për të dalë mbi to dhe për të arritur që jo vetëm të jetë një njeri që e jeton jetën si e dëshiron por edhe të udhëheq me mendimin e vet breza të tërë shkencëtarësh në një fushë të caktuar të shkencës besoj se është e mjaftueshme për të dhënë figurën e  një njeriu të jashtëzakonshëm. Kjo është ndoshta më tepër që i tërheq njerëzit sesa kontributi specifik në një fushë të caktuar të shkencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat