Linda Rama në mesin e qytetarëve, spikat me veshjen dhe zbulon arsyen pse nuk shkoi në Elbasan

Shqipëria

Linda Rama në mesin e qytetarëve, spikat me veshjen dhe zbulon arsyen pse nuk shkoi në Elbasan

Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:29
Linda Rama

Në mesin e mijëra qytetarëve të cilët ndoqën festimet e ‘Ditës së Verës’ në Sheshin Skëndërbej ka qenë dhe bashkëshortja e kryeministrit Rama.

Linda Rama këtë vit ndryshe nga të tjerët preferoi të festonte me djalin e saj Zahon në kryeqytet. Për InTv zonja Rama ka treguar arsyen pse nuk gjendej krah bashkëshortit në festimet e qytetit të Elbasanit.

“Bashkëshorti im e kishte ditë punë, kurse unë e kam pushim me djalin. Si kjo ditë me diell të jetë gjithë viti për shqiptarët. I vogli po kënaqet shumë,” tha zonja Rama për In News.

Ashtu si zakonisht familja kryeministrore kujdeset që Zaho i vogël të mos ekspozohet ndaj kamerave në publik. Madje edhe në rrjetet sociale fotot e tij janë përgjithësisht me kurriz. Por sot ai i është gëzuar festimit të ditës së verës si bashkëmoshatarët e tij në Tiranë.

Këtë herë zonja Linda u shfaq mjaft sportive dhe me një stil të veçantë ku binin në sy Xhaketa e saj e verdhë, syzet dhe kapelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat