Kryemadhi sulmon Ballën e Gjiknurin: Ish ministrat treguan burrni, por me këta legena...

Shqipëria

Kryemadhi sulmon Ballën e Gjiknurin: Ish ministrat treguan burrni, por me këta legena...

Më: 14 mars 2018 Në ora: 23:08
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza kundër kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe disa prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë, të cilët i ka quajtur “legenë”.

E ftuar në emisionin “Repolitix” Kryemadhi është ndalur në çështje e dosjes dhe hetimit për rrugën Tiranë- Elbasan, duke deklaruar se arrestimet e kryera deri më tani kundër përfaqësuesve të LSI-së janë politike dhe jo vetëm. Kryemadhi është shprehur se Dashamir Xhika, ish kreu i arrestuar i ARRSH-së, është thjesht një figurë në lojën e madhe korruptive që po kryhet mes kryeministrisë dhe ministrave apo zyrtarëve të Ramës.

Kryetarja e LSI-së është shprehur se Ministri Dmian Gjiknuri ka kërkuar prej vitesh tashmë që të gjitha paratë që shkojnë tek nënkontraktorët e investimeve rrugore, ti shkojnë të vëllait, por nga ana tjetër, “pronari” aktual është Taulant Balla. Kryemadhi është shprehur se ka një luftë brenda në PS, dhe se kryeministri Rama ka në dorë të “bekimin” ose jo të tenderave ku luhen miliona.

Madje drejtuesja e LSI-së është shprehur se “edhe Haxhinasto, Devishaj dhe Xhika, kanë një lloj burrie që nuk përmendin emrat, por nuk duhet të kesh burrni me disa që janë legena”.

Pjesë nga intervista:

Mund të kthehet në....

Cfarë do të bëjë Arta Marku, do më fusë në burg, e çfarë? Edi Rama e kanë përdorur këtë cështje si një kamxhik politik. Ka një sjellje, që ai kamxhik që kërkon të rrahësh të tjerët do i kthehet vetë. Rilindasve ka filluar t’u dalin emrat në dosje. Ju mendoni se rruga Tiranë-Elbasan, duhet të mbaronte në 17 dhjetor, ca mendoni ju se ata drejtorët që janë në burg Xhika dhe Toma janë...Haxhinasto dhe Dervishaj nuk dalin ta shpjegojë. Gjiknuri kërkon që n/ kontraktorët që kontrollohen nga Balla të ikin dhe të jenë në kontrollin e vëllait të tij. Xhika dhe Toma janë në ajër, janë vetëm përfituesit, që e marrin në dorëzim, të gjitha pagesat nga bankat nuk i bën buxheti, por banka që është financuesi.

Ç’lidhje ka Balla?

Po të shikoni librat e gardës, sa herë ka hyrë Balla me firmën greke aktor, është një situatë komplet tjetër. Xhika dhe Toma nuk janë pjesë e këtij procesi, projektin e drejtoi një nga këshilltaret e Ramës, ajo i thërriste në raport, ishte personi ndërmjetës mes Ballës dhe Ramës. Cdo tender që është bërë në 5 vjet ka marrë bekimin në kryeministri. Gjiknuri do të marrë edhe 15 milionë euro të tjera për rrugë. Po pse përfaqësuesit e kryeministrisë ishin kundër pjerrtësisë së rrugës. Xhika ka kërkuar që të jetë sa më e drejtë, shembja nuk ka ndodhur për fajin e Xhikës, por këshillit teknik. Këtë shpjegim duhet ta bënin edhe Haxhinasto, Devishaj dhe Xhika, kanë një lloj burrie që nuk përmendin emrat, por nuk duhet të kesh burrni me disa që janë legena. Kjo është dhunë dhe kërcënime, pasi ata nuk do të ishin jashtë shtetit.

Keni besim se kjo cështje do të zbardhet?

Do të zbardhet. Xhika mund të ketë kusure të tjera, por në rastin konkret, ai dhe Toma janë thjeshtë dy elementë për të treguar që po veprojnë për të bërë një luftë kundër korrupsionit. Koha e diktaturës ka mbaruar. Kusuret e Ramës nuk ka pse ti paguajë ai. Nuk do ta lë Ramën për të hyrë në kryeministri, në radhë të parë për të shpëtuar djalin e tij dhe pastaj për të gjithë fëmijët e tyre. Vetë Rama ka probleme dhe ai e di që nuk është e mirë situata. Ai ka vetëm një zgjidhje, që të largohet nga qeveria. Kjo ështe e vetmja mënyrë.

Mbrojtje politike do ti bëj Dashamir Xhikës, sepse arrestimi i tij është politik. Është turp nëse ne politikanët nuk themi të vërtetën. Të gjithë ministrat e LSI mund të kenë probleme, gabime, s’ka njeri që ha bukë dhe nuk bën thërrime. Nëse kanë bërë gabime të mbajnë përgjegjëësi, por s’mund të përdorësh kamxhikun me njerëzit pa fakte dhe prove. Me ç’të drejtë e arreston tjetrin në 12 natës" - tha Kryemadhi.

Arrestin me burg e ka vendosur Gjykata...

Ka orë për kontroll banese ka një orar, nga 8 të mëngjesit në 10 të drakës. Pse denigronin familjen e tij, apo edhe të Andi Tomës. Ne nuk kemi bërë njeri me zor ministër. Kështu që cdo njeri mban përgjegjësi vetë. Por nëse unë si kryetare shoh se lufta është politike dhe nëse njerëzit tanë kanë bërë gabime, nuk i hedhim në rrugë. Po mar rarstin e ish-nënprefekti të Rrogozhinës Fatos Kraja. E arrestuan dhe i thanë që ke falsifikuar firma dhe prova. Ndejti 100 ditë në burg dhe pastaj e falën. Ky zotëri kush do mbaj përgjegjësi për 100 ditët e burgut të tij. E ka kthyer reformën në funksion të kësaj.

Çdo gjë Edi Rama e kontrollon në këtë vend? Prokuroria e krimeve të rënda erdhi të arrestonte Saimir Tahirin,, është e njëjta Prokrurori që po ndjek edhe çështjen Tiranë-Elbasan...

Pse s’e arrestoi Sajmir Tahirin dhe këta i arrestoi.

Ishin pa imunitet...

Merri pasaportën. Për shpërdorim detyre nuk e fut dot njeri në burg, merri pasaportën. Ndaj duhen të jenë shumë të kujdeshëm, sepse në botën e teknologjise cdo gjë le gjurmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat