I shpërthyen minat në dorë në dyqanin tij, ja çfarë ka vendosur gjykata për Gentian Hoxhën

Shqipëria

I shpërthyen minat në dorë në dyqanin tij, ja çfarë ka vendosur gjykata për Gentian Hoxhën

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:44
Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që ta lë lërë në burg, Gentian Hoxhën, të arrestuar tre ditë më parë, pasi në dyqanin ku ai punonte shpërtheu një lënë plasëse. Polica vendosi që ta arrestonte atë kur ai ishte në spital, pasi mbeti i dëmtuar nga shpërthim i një minë që po përgatiste.

Sot gjykata ka vendosur masën e sigurisë për Hoxhën, i cili akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Në spitalin e Traumës kanë shkuar prokurori Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët i kanë komunikuar masën e sigurisë Hoxhës.

Në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera.

Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat