Vetingu/ Ja anëtari i Kushtetueses që do të përballet i pari me KPK për shkeljet e kosntatuara...

Shqipëria

Vetingu/ Ja anëtari i Kushtetueses që do të përballet i pari me KPK për shkeljet e kosntatuara...

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:52
Anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, do të jetë i pari gjyqtar që do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për të dhënë sqarime ne lidhje me shkeljet që i janë konstatuar gjatë procesit të rivlerësimit të figurës së tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri të ditur se seanca do të zhvillohet në datën 21 mars në ora 11:00 nga një trup gjykues i përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja.

Shkeljet që i janë konstatuar gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk bëhen zyrtarisht të ditura.

Lulo është një nga 63 subjektet që iu nënshtruan të parët procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nga ky proces u tërhoqën pak javë me parë ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeri dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilët Komisioni vendosi t’ua ndërpresë vettingun.

Seanca dëgjimore pritet të zhvillohen në ditët në vijim edhe me të tjerë persona drejtues të lartë të gjyqësorit, për të cilët Komisioni ka konstatuar shkelje kryesisht në lidhje me deklarimin e pasurive të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat