Spaho: Rama do të blejë votat me skemën e ndihmës ekonomike

Shqipëria

Spaho: Rama do të blejë votat me skemën e ndihmës ekonomike

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:25
Edmond Spaho

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha se sistemi i ndihmës ekonomike në Shqipëri ka dështuar.

Spaho ka thënë se Rama kërkon që me anë të skemës ekonomike të blejë votat. Sipas tij 30 mijë familjet e nxjerra nga ndihma ekonomike, mund të futen sërish në sistem në këmbim të votës, duke ja vënë fajin për këtë gjendje klasës politike.

‘Rama e ka qejf këtë pjesë, nganjëherë jemi të detyruar ti përgjigjemi edhe pse nuk duam. Duke qenë së Rama shpeshherë i kalon caqet, duam ti tregojmë se edhe me atë gjuhë jemi në gjendje ti përgjigjemi.

Më lejoni tu them se modernizimi i skemës ekonomike, nuk është gjë e keqe është gjë e mirë. Ky projekt ka filluar në 2012-n, dhe pritej të përfundonte në 2019-ën, sikundër u shtri tani në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi koshientë që në skemë ka abuzime, dhe duhet të pastrohet. Por po të shkosh dhe të analizosh këtë pjesë të reformës, dalim përtej këtyre përcaktimeve. Këtu nuk bëhet fjalë për raste të abuzivitetit. Janë rreth 30 mijë të hequr nga skema, nga 79 mijë 600 familje që kanë përfituar deri në dhjetor, sot janë 49 mijë e 600 familje që marrin ndihmë ekonomike. Pra sot 38 për qind e familjeve nuk marrin ndihmë ekonomike.

Me çfarë kemi verifikuar deri tani, familje shumë të varfra kanë ngelur jashtë ndihmës ekonomike. Sistemi nuk funksionon, nuk është transparent.

Sikurse ndodhi në 2017-n,. Këto 30 mijë familje, u shkohet dhe u premtohet që do të futen në ndihmën ekonomike në këmbim të votës. Këtu bëjnë pjesë grupet më vurnerabël dhe nuk është për tu vënë faj. Pra është një mekanizëm që e kanë pëdorur për të marrë votën’, tha Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat