Kërcënonte biznesmenët për t’i dhënë fajde! Gjykata çon në burg shqiptarin

Shqipëria

Kërcënonte biznesmenët për t’i dhënë fajde! Gjykata çon në burg shqiptarin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:42
Dritan Idrizaj

Përmes metodave “të mira dhe miqësore”, ky ishte “stili” me të cilin shqiptari Dritan Idrizaj dhe grupi i tij mashtronin sipërmarrësit duke u dhënë para me fajde.

Gjykata e Imperisë në Itali ka dënuar këtë të enjte me dy vite e katër muaj burg shqiparin, i arrestuar dhe më parë për të njëjtën krim, një vepre të cilës ai i shpëtoi vetëm me një vit burg e më tutje me arrest shtëpie.

Idrizaj dhe banda e tij kërcënonin sipërmarrësit, duke i detyruar të merrnin para me fajde tek ai vetë. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur banda i ka përvetësuar pronat atyre sipërmarrësve që nuk arrinin të jepnin në kohë fajdet e detyruara nga shqiptari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat