Ambientalisti Sazan Guri i ftuar u shpreh se ditën e hënë do të protestohet bashkë me artistët për Teatrin Kombëtar.
Sipas tij mbas fitores për Velierën për të mbrojtur historinë e Durrësit, kjo është kauza e radhës.
“Jemi ngritur dy javë përpara për të vënë në vëmendje 7 mëkatet e mëdha të kryetarit të Bashkisë. Kur artistëve u erdhi kolera tek pragu, ne u ngritëm për publiken, ne u ngritëm për atë që ishte interes i madh, kurse artistët u ngritën për vendin e tyre të punës.
Gjithsesi, ditën e hënë bashkë me aktorët do të jemi prapë tek teatri i madh për t'i thënë ndal, ose tua ngecim në grykë oligarkëve”, tha ai.